Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor në Brazil tha se në Amazon ka pasur rreth 74,155 zjarre, sipas të dhënave të tij satelitore, një rritje prej 84% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Amazona, që quhet edhe “mushkëritë e Tokës”, sepse kryen thithjen e gazrave serë, të cilat dëmtojnë planetin. Ajo është gjithashtu shtëpi për një numër të njerëzve indigjenë që mbështeten në burimet e pyllit.
E vëreta e djegies së Amazonës, besohet të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, të cilët duan ta pastrojnë vendin për qëllime biznesi, shkruajnë mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info
Me pemët e dendura, njerëzit djegin pyjet me qëllim për të rritur bujqësine ose për të rritur bagetinë.
Kjo praktikë është e paligjshme, por nuk po monitorohet nga qeveria e Brazilit, sipas Nigel Sizer, zyrtari kryesor i programit të Aleancës së Rainforest. Jo vetëm që qeveria po ktheh sytë në anën tjetër, por sipas “Usa Today”, ai është duke e përkrahur këtë lloj praktike te qytetarët e tij.
Amazona mban shumë lagështi dhe zjarret masive nuk janë dukuri natyrore. Sizer tha se nëse është sezona e thatë, atëherë zjarri merr shumë hov dhe përhapet. Një dëm tjetër është shkaktuar edhe nga thatësia e pemëve.
Pemët, bimët dhe kafshët në Amazon nuk mund të përshtaten me zjarrin, prandaj besohet se një numër i madh i tyre ka vdekur. Kjo është e ndryshme nga pyjet në Amerikën e Veriut që janë përshtatur me zjarret dhe mund t’i mbijetojnë atyre, tha Sizer.
Sipas Adrian Forsyth, bashkëthemelues i Shoqatës së Konservimit të Amazon, mënyra më e mirë për të ndaluar një krizë si kjo është që qeveria të mbrojë rreptësisht token.
Brazili është kërcënuar edhe me sanksione nga disa vende të BE-së, nëse nuk merret urgjentisht me situatën e krijuar në Amazon.
Kujtojmë se Brazili është eksportuesi më i madh i mishit në botë./arbresh.info/
U akuzua nga trajneri se nuk do të stërvitet me klubin, Uzun...
Përse Trump e do Grenlandën, kishte shprehur interesim për t...
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafir...
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ...
Nesër bëhet përurimi i çerdhes në fshatin Milloshevë të komu...