Google ADS

Cikloni godet Indinë: Dy të vrarë, evakuohen mbi 1 milion të tjerë

19:11 | 3 Maj 2019
Arbresh Info

Një ciklon i fuqishëm ka goditur brigjet lindore të Indisë, mëngjesin e së premtes, me shira të furishëm dhe erëra të forta që kanë shënuar 205 km/ orë.

Cikloni “Fani” është cilësuar si një nga stuhitë më të rënda që ka goditur rajonin vitet e fundit.

Një zyrtar shtetëror pohoi se dy persona ishin vrarë dhe më shumë se një milion njerëz janë evakuuar nga shteti lindor i Orissa, i quajtur ndryshe Odisha.

Parashikohet të ketë rritje të përmbytjeve prej 1.5m dhe të goditen dhe 15 qarqe të tjera duke kanosur rrezik për shtëpitë e ulëta.

Cikloni, ka goditur edhe qytetin turistik të Puri, ku sipas parashikimeve erërat do vazhdojnë të jenë të forta edhe në orët e ardhshme.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se do të merren masat e nevojshme dhe ndërkohë një shumë prej 140 milionë dollarë po ndahet për të lehtësuar emergjencën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme