Një ciklon i fuqishëm ka goditur Australinë Perëndimore rreth mesnatës të së enjtes me orën lokale me shpejtësi të erës që theu rekordet e mëparshme të vendosura më shumë se 10 vjet më parë në të njëjtin vend.
Cikloni Ilsa arriti në tokë midis De Gray dhe Pardoo Roadhouse si një stuhi e kategorisë 5, sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë. Që atëherë, cikloni është dobësuar dhe po lëviz në juglindje në të gjithë shtetin, duke sjellë shi të dendur dhe erëra prej 120 kilometrash në orë.
Pak para se të godiste kontinentin, Ilsa kaloi me shpejtësi mbi ishullin Bedout, një ishull i vogël i pabanuar, ku shpejtësia e erës arriti 218 km/h gjatë një periudhe 10-minutëshe. Rekordi i mëparshëm ishte 194 km/h – erërat që u regjistruan kur cikloni George goditi vendin në vitin 2007.
Të premten herët, dolën raporte për “dëm të madh” në Pardoo Roadhouse, një destinacion popullor për udhëtarët në autostradën përgjatë bregdetit.
Autoritetet i kishin paralajmëruar banorët që të lidhnin çdo gjë që mund të fluturonte në erëra të forta.
Cikloni është më i forti që ka goditur rajonin në rreth 14 vjet./A2CNN
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist