Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, aktivizoi planin për përgjigje ndaj fatkeqësive, pasi një ciklon i fuqishëm goditi bregdetin verilindor.
Cikloni Debbie shkaktoi dëme të mëdha materiale, shira të furishëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra shtëpi.
Helikopterët e forcës mbrojtëse dhe anijet detare do të shpërndajnë ndihma në Kuinsllend, rajonin e goditur.
Kryeministri Turnbull tha se është konfirmuar një person i vdekur, por shtoi se ekipet e emergjencës pritet t’i vlerësojnë dëmet.
Cikloni Debiie ka zbarkuar midis qytetit Bouen dhe plazhit Airlie si stuhi e kategorisë katër, duke shkaktuar erëra deri në 263 kilometra në orë.
Fuqia e tij është zvogëluar tashmë, por autoritetet thonë se ka ende rrezik për dëme.
“Kushtet janë përkeqësuar me shpejtësi. Kini kujdes dhe qëndroni të sigurt deri të mërkurën”, tha Turnbull para parlamentit.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike