Google ADS

Çifti ukrainas kap armët në ditën e parë të martesës

18:53 | 25 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Shtetasit ukrainas Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin u martuan vetëm disa orë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në vendin e tyre.

Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën, shkruan CNN.

Dasma pritej që të organizohej në muajin maj, por çifti nuk ishin më të sigurt për të ardhmen e tyre dhe u kurorëzuan menjëherë.

Arieva dhe Fursin janë pjesëtarë e Forcave të Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë.

“Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Arieva, duke shtuar se disa civilëve që nuk janë pjesë e forcës mbrojtëse iu dhanë edhe pushkë.

“Ka disa vende ku mund t’i merrni ato, dhe thjesht nënshkruani letrat dhe mund të shkoni dhe të mbroni vendin tuaj. Kjo është situata tani”, tha ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme