Një çift nga Nju Jorku ka fituar 10 milionë dollarë në greb-greb lotari, që është shpërblimi më i lartë për këtë lloj të lojës së fatit në historinë e lotarisë së këtij shteti amerikan.
Zyrtarët e shtetit Nju Jork njoftuan se tiketa fituese është blerë në Pokipsi, qytet i cili ndodhet rreth 110 kilometra në veri të qytetit të Nju Jorkut.
Komisioni për lojëra të fatit të shtetit Nju Jork ka bërë të ditur se tiketa ishte pjesë e lotarisë speciale me rastin e 50 vjetorit të “Dhjetë milionë dollarë kesh”. Çmimi i një tikete të vetme për këtë lojë është 30 dollarë. Emri i çiftit fitues nuk është publikuar. Zyrtarët e lotarisë do t’i dorëzojnë çiftit çekun e madh me shumën e fituar të enjten.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...