Një çift i moshuar italian me koronavirus kanë shënuar përvjetorin e artë të martesës në kujdesin intensiv, pasi mjekët e organizuan që t’i bëjnë bashkë.
Sandra, 71 vjeçe dhe bashkëshorti Giancarlo, 73 vjeç mbajtën duart përgjatë shtretërve të tyre me respiratorë në fytyra në spitalin Murri në komunën e Fermos në rajonin e Marches, transmeton portali arbresh.info.
Roberta Ferretti, një infermiere reanimacioni në spital, zbuloi se çifti duhej të festonin përvjetorin e 50-të të martesës dhe punuan me mjekët e tjerë për të organizuar një festë.
Ferretti u tha mediave lokale: ‘Sandra qau shumë, jo për veten e saj, ajo ishte e shqetësuar për burrin e saj. Ai më tha se sa shumë e donte akoma, pas kaq vitesh. Kur kuptova se ishte përvjetori i tyre, mendova se ata duhej ta festonin’.
Festa zgjati vetëm 10 minuta dhe në fotografi, stafi me veshje të plotë mbrojtëse mund të shihet duke rrethuar çiftin dhe duke bërë zemra dashurie me duart e tyre.
Italia është njëri prej vendeve më të goditura nga pandemia e koronavirusit, me mijëra të vdekur e dhjetëra mijëra të infektuar./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...