Në Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren, fluturimet dhe udhëtimet me traget. Stuhia me forcë uragani e ka goditur ishullin me një forcë të regjistruar prej 129 km/h. Të paktën 10 kompani hekurudhore kanë shpallur publikisht lajmërimin e ndërprerjes së udhëtimeve.
Ndërsa 20 të tjera i kanë sinjalizuar pasagjerët që do të ketë vonesa sepse parashikohet që erërat e forta do të dëmtojnë rrjetet elektrike dhe do të sjellin pengesa të rënda nëpër binarë.
Aeroporti i Londrës “Heathrow” dhe disa kompani ajrore, kanë zgjedhur t’i unifikojnë fluturimet për të reduktuar numrin e atyre që do të eliminohen.
Ndërsa kompania “British Airëays” ka vendosur t’i transferojë pasagjerët në aeroporte të tjerë. “Virgin Airlines” i ka anulluar disa udhëtime. Uragani Ciara pritet të sjellë shira dhe rrebeshe të fortë. Agjensia meteorologjike ka sinjalizuar 22 momente emergjence, dhe 149 njoftime rreziku për përmbytje.
Në veri të Anglisë trafiku është limituar shumë në disa zona, me ndalime qarkullimi nga forcat e rendit. Ndërsa në detin e Irlandës dallgë të fuqishme kanë shkaktuar ndërprerjen e disa udhëtimeve me traget. /abcnews.al
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?