Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA) tha se komuniteti i inteligjencës nuk ka parë asnjë “provë që të tregojë se Kremlini po planifikon vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në Ukrainë.
Kujtojmë se Rusia ka njoftuar vendosjen e arsenalit bërthamor pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt . Megjithatë sipas William Burns nuk ka asnjë indikacion për vendosje të arsenalit bërthamor nga Putini.
Disa raketa goditën qytetin portual të Odesës në jug të Ukrainës, tha zëdhënësi i administratës rajonale, Serhiy Bratchuk. Sulmet goditën qytetin pasi objektivat në rajonin përreth Odesa ishin goditur nga katër raketa më herët gjatë ditës, tha Bratchuk në komentet televizive, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth sulmeve të reja.
Dy raketa ruse goditën sot zonat afër kufirit rus në rajonin verior të Ukrainës Sumy, tha guvernatori lokal Dmytro Zhyvytskyi. Një roje kufitare u plagos nga sulmet në komunat Myropilske dhe Khotin, shkroi Zhyvytskyi në Telegram.
Qeveria ukrainase ka njoftuar se ka shkatërruar një tjetër anije ruse. Ministria e Mbrojtjes pretendoi se ukrainas Bayraktar TB2 kishte goditur anijen e projektit Serna, nëpërmjet një postimi në Twitter: “Parada tradicionale e flotës ruse të Detit të Zi më 9 maj të këtij viti do të mbahet pranë ishullit të gjarpërinjve, në fund të detit.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se shpreson që më shumë civilë të mund të evakuohen nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në qytetin ukrainas të Mariupol. Ukraina tha se 50 civilë u evakuuan të premten, por akuzoi Rusinë për shkeljen e një armëpushimi që synonte të lejonte dhjetëra të tjerë të bllokuar ende në uzinë të largoheshin.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka lëshuar deklaratën e tij të parë për luftën në Ukrainë, por nuk përdor fjalët “luftë”, “konflikt” ose “pushtim”.
Deklarata në vend të kësaj “shpreh shqetësim të thellë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë” dhe shprehu “mbështetje të fortë” për sekretarin e përgjithshëm, António Guterres, në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore për “mosmarrëveshjen”.
Rreth katër milionë rusë u larguan nga vendi në tre muajt e parë të vitit 2022, tregojnë statistikat zyrtare të publikuara nga shërbimi federal i sigurisë së Rusisë (FSB). Mbërritjet në vendet ish-sovjetike panë një rritje të konsiderueshme pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Është e paqartë se sa prej tyre janë kthyer në vendin e tyre.
Ish-oficerët e inteligjencës amerikane po këshillojnë pasardhësit e tyre që aktualisht janë në detyrë që të “mbyllin gojën” dhe të mos mburren për rolin e tyre në sukseset ushtarake të Ukrainës.
Paketa e fundit e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, e shpallur nga presidenti Joe Biden të premten, kap vlerën e 150 milionë dollarëve , konfirmoi sekretari i shtetit, Antony Blinken.
Kësti i fundit i ndihmës përfshin 25,000 fishekë artilerie 155 mm, dhe radarë kundër-artilerie, pajisje bllokimi, pajisje në terren dhe pjesë këmbimi .Ndihma ushtarke e ushtarake e Uashingtonit në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus vlerësohet në rreth 3.8 miliardë dollarë, tha Blinken.
Udhëheqësit e G7 do të zhvillojnë një video-telefonatë të dielën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një shfaqje uniteti një ditë përpara se Rusia të shënojë festën e saj të Ditës së
Fitores, tha Shtëpia e Bardhë. Bisedimet do të përqendrohen në zhvillimet më të fundit në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, përpjekjet për të forcuar vendin dhe mënyrat për të demonstruar “unitet të vazhdueshëm të G7 në përgjigjen tonë kolektive, duke përfshirë vendosjen e kostove të rënda për luftën e Putinit”, tha Shtëpia e Bardhë./abcnews.al/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...