CIA planifikonte të rrëmbente themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, nga ambasada ekuadoriane në Londër, thonë ish -zyrtarët e inteligjencës.
Ish -zyrtarët amerikanë thane se CIA po merrte parasysh vrasjen e Julian Assange, por se midis “qarqeve më të larta” në administratën e Donald Trump, kishte shqetësime për ligjshmërinë e një akti të tillë, transmeton portal arbresh.info
Sipas një hulumtimi, CIA ishte e zemëruar shumë me njoftimet e WikiLeaks saqë zyrtarët e saj po bënin “plane” dhe po shikonin “opsionet” për ta vrarë atë.
Një ish -zyrtar i lartë i kundërzbulimit tha se “dukej se nuk kishte kufij” gjatë bisedimeve me administratën Trump në 2017.
Në hulumtimin rreth detajeve të dhëna për Julian Assange, morrën pjesë më shumë se 30 ish zyrtarë amerikanë, tetë prej të cilëve i kanë përshkruar në detaje propozimet e CIA-s.
Assange humbi një betejë në një gjykatë të lartë në Britaninë e Madhe muajin e kaluar në mënyrë që të parandalojë qeverinë amerikane të zgjerojë bazat për apelimin e saj ndaj refuzimit të mëparshëm të gjykatës për të lejuar ekstradimin e tij në atë vend.
Ai është në burg që nga prilli 2019. Para kësaj, ai kaloi shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Zyra e prokurorit në SHBA akuzoi Assange, për 17 pika të aktakuzës, për spiunazh dhe hakim të kompjuterëve shtetërorë, dhe më pas për publikim të dokumentave ushtarake dhe diplomatike në WikiLeaks.
Akuzat parashikojnë një dënim të mundshëm prej 175 vjet burg./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...