Një libër i ri nga Michael Wolff në lidhje me politikën e Shtëpisë së Bardhë gjatë vitit të parë të administratës së Trump, ka vënë në dyshim aftësinë e presidentit dhe pozicionin që ka ai ndaj zyrtarëve.
Në një intervistë për CBS, rejtori i CIA-s Mike Pompeo përsëriti mbështetjen e tij për presidentin e SHBA-ve, duke thënë se “Trump është plotësisht i aftë” dhe se ngritja e pyetjeve rreth aftësisë së tij mendore është “qesharake”, transmeton portali arbresh.info
“Presidenti është i angazhuar, ai e kupton kompleksitetin. Ekipit tonë ai i bën pyetje shumë të vështira, kështu që ne mund të ofrojmë çdo informacion që ai ka nevojë për të marrë vendime të mira”, tha ai, duke shtuar se rrëfimi në librin “Zjarr dhe Tërbim” është thjeshtë një “fantazi e pastër”.
Libri “Zjarr dhe Tërbim” ka hapur polemika të mëdha në Shtetet e Bashkuara, duke vënë në pikëpyetje lidershipinin e Presidentit Trump./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...