Agjencia Qendrore e Inteligjencës kishte paralajmëruar para dy muajve policinë spanjolle që sheshi i famshëm Las Ramblas në Barcelonë ishte një cak i mundshëm.
Oficerët në qytetin spanjolle ishin paralajmëruar për një incident potencial fatal, pas sulmeve të këtij stili nëpër Evropë, transmeton portali arbresh.info.
LEXO edhe Tetë sulme brutale me automjete në Evropë në vitin e fundit
Sot, vetëm disa javë pas paralajmërimit, të paktën 13 persona janë vrarë dhe 32 janë lënduar kur një furgon u përplas me këmbësorët në lokacionin ikonik turistik.
Gazeta spanjolle El Periodico raportoi se agjencia amerikane e spiunazhit në mënyrë specifike diskutoi Las Ramblas me forcat policore lokale.
Në fillim të muajit maj, SHBA kishte lëshuar një alarm të ri terrorist për Evropën pas sulmeve në Londër, Stokholm, Berlin e Nicë./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza