Google ADS

“CIA ka trajnuar ushtarët ukrainas për ‘rezistencë’ kundër Rusisë”

23:07 | 15 Janar 2022
Trina Galanxhi

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) pohohet se i ka dhënë trajnim sekret një grupi të ushtrisë dhe inteligjencës ukrainase për të nisur operacion rezistence kundër një sulmi të mundshëm nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në Yahoo News bazuar në ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të inteligjencës, pohohet se Departamenti i Operacioneve Tokësore të CIA-s, i krijuar nën ish-presidentin Barack Obama, ofroi trajnime operacionesh paraushtarake për Forcat Speciale të Ukrainës dhe forcat e lidhura me agjencitë e inteligjencës.

Trajnimet disajavore të intensifikuara, të mbajtura në një nga shtetet jugore të SHBA-së, kanë përfshirë tema të ndryshme, si përdorimi i armëve, kamuflimi dhe navigimi në tokë.

Më tej thuhet se programi është krijuar për zmbrapsjen e drejtpërdrejtë të Rusisë dhe kryerjen e një operacioni rezistence kundër rusëve në rast të një pushtimi të mundshëm, dhe se grupi i stërvitur do të luajë një rol kritik kundër Rusisë në të ardhmen e afërt.

Thuhet se agjentët e lidhur me njësinë në fjalë të CIA-s kanë udhëtuar rregullisht në Ukrainën lindore që nga viti 2015 dhe kanë ofruar mbështetje taktike për ushtrinë ukrainase.

Në Ukrainë janë 200 ushtarë të ushtrisë amerikane.

Pentagoni ka njoftuar se kjo forcë është vendosur në detyrë të përkohshme për të ofruar mbështetje taktike për ushtrinë ukrainase.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme