Rreth 15,000 ushtarë rusë janë vrarë dhe 45,000 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas shefit të CIA-s, William Burns, shkruan The Guardian.
“Sipas vlerësimeve të fundit të inteligjencës amerikane, janë vrarë rreth 15,000 rusë dhe janë plagosur ndoshta trefishi i të plagosurve, “tha Burns në Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado.
“Dhe, ukrainasit kanë pësuar humbje të mëdha gjithashtu,” tha ai.
Rusia i ka klasifikuar numrin e viktimave ushtarake si sekrete shtetërore edhe në kohë paqeje dhe nuk i ka përditësuar shpesh shifrat e saj zyrtare të viktimave gjatë luftës.
Më 25 mars ajo tha se 1,351 ushtarë rusë ishin vrarë. Ukraina ka thënë gjithashtu se nuk do të publikojë numrin e viktimave ukrainase, megjithatë Kievi tha në qershor se 100 deri në 200 trupa ukrainase po vriteshin në ditë./abcnews.al
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit