Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka treguar se e ka parë Planin Konsultativ të nënshkruar nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergej Lavrov.
Ai ka thënë se në atë dokument nuk ka asgjë të veçantë, por që Rusia e ka dashur atë për ta justifikuar luftën e saj në Ukrainë, raporton EuronewsSerbia, përcjell KlanKosova.tv.
“E pashë planin, nuk ka gjithaq në të. Pyetja është se pse Rusia e donte atë dhe qartë Rusia e donte planin për ta arsyetuar luftën në Ukrainë. Sjellja e Rusisë është dënuar nga secili në ShBA, në Indi, madje edhe Kina i ka kritikuar ata. Askush nuk i mbështet ata në këtë përpjekje”, ka thënë Hill për Fo Net.
Kur është pyetur se pse ata kërkuar shpjegim për nënshkrimin e protokollit dhe nëse ajo ishte një shembull i një fushatë të koordinuar e presioni mbi Serbinë nga Perëndimi, Hill ka shtuar se “Serbia nuk është nën sulm, por që Rusia është duke e sulmuar Ukrainën”, prandaj edhe kanë kërkuar shpjegim sepse sipas tij ajo që u nënshkrua në fundjavë ishte çudi.
“Pyetja është se pse të nënshkruhet me ta tash. Rusia duhet të fokusohet se di të dalë nga Ukraina dhe të kërkojë falje nga të gjithë ne”.
Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në sh...
Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Bri...
Ishte katër vite pjesë e skuadrës, City po mendon për një ri...
Krasniqi mban takim me shtabin zgjedhor në Mitrovicë
Gyokeres merr vendimin nëse do të largohet nga Sportingu në ...
Pamela Anderson ëndërronte të martohej me Michael Jacksonin