Presidenti i Këshillit Evropian deklaroi se Evropa duhet të kalojë në një ekonomi lufte dhe të forcojë mbrojtjen e saj në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga Rusia.
Charles Michel, i cili do të kryesojë një takim të liderëve të BE-së të enjten për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, tha se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj, shkruan Sky News.
“Nëse nuk e marrim përgjigjen e duhur të BE-së dhe nuk i japim Ukrainës mbështetjen e mjaftueshme për të ndaluar Rusinë, ne jemi të radhës,” shkroi ai në një shkrim të botuar në gazetat evropiane.
Prandaj ne duhet të jemi të gatshëm për mbrojtjen dhe të kalojmë në një mënyrë “ekonomie lufte”. Ai shtoi: “Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë”.
Ndërsa Evropa kishte bërë përparime që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022 – duke përfshirë rritjen e kapacitetit të prodhimit ushtarak me 50%, ai tha se nevojiten shumë më tepër.
Michel u kërkoi gjithashtu vendeve të BE-së të sigurojnë që Ukraina të marrë atë që i nevojitet në fushën e betejës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...