Charles është shpallur edhe zyrtarisht Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

11:35 | 10 Shtator 2022
L G

Mbreti Charles III është shpallur zyrtarisht si sovrani i ri i kombit gjersa më vonë do të mbahet një ceremoni zyrtare.

Kjo procedurë është konfirmimi zyrtar i Mbretit të ri, i cili do të mbërrijë më vonë në ceremoni.

Pas mbledhjes së Këshillit të Aderimit, Princi i Uellsit, Uilliam ishte i pari që nënshkroi shpalljen ndërsa u ndoq nga bashkëshortja e mbretit, Camilla.

Kjo është hera e parë që gratë marrin pjesë në Këshillin e Aderimit – më parë ishin vetëm burrat që merrnin pjesë.

Në fakt, ceremonia u hap me njoftimin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidentja e Këshillit, Penny Mordaunt tha se “Zotërinjtë e mi, është detyra ime e trishtuar t’ju informoj se Madhëria e saj, Më e Mëshirshme, Mbretëresha Elizabeth II, ka vdekur të enjten më 8 shtator 2022, në Palatin Balmoral”.

Ndryshe, Charles ka mbajtur fjalimin e parë para kombit gjersa ka fol për nënën e tij të ndjerë, e cila vdiq në Pallatin Balmoral në Skoci. /Telegrafi/

 

Të ngjashme