Në momentin që Mbretëresha Elizabeta II ndërroi jetë, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.
Por ka një sërë hapash praktike – dhe tradicionale – nëpër të cilat ai duhet të kalojë për t’u kurorëzuar Mbret, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Një nga veprimet e tij të para është të vendosë nëse do të mbretërojë si Mbreti Charles III, apo do të marrë një emër tjetër.
Për shembull, emri i parë i gjyshit të tij George VI ishte Albert, por ai mbretëroi duke përdorur një nga emrat e tij të mesëm. Charles mund të zgjidhte nga cilindo nga katër emrat e tij – Charles Philip Arthur George.
Nuk është i vetmi që përballet me ndryshim titulli.
Edhe pse ai është trashëgimtar i fronit, Princi William nuk do të bëhet automatikisht Princi i Uellsit. Megjithatë, ai trashëgon menjëherë titullin tjetër të babait të tij, Duka i Cornëall-it. Gruaja e tij Catherine do të njihet si Dukesha e Cornëall.
Do të ketë gjithashtu një titull të ri për gruan e Charles, titulli i plotë i së cilës do të jetë Queen Consort – bashkëshortja është termi që përdoret për bashkëshorten e monarkut.
Charles është bërë kreu i Commonëealth, një shoqatë e 56 vendeve të pavarura dhe 2.4 miliardë njerëzve. Për 14 nga këto vende, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Mbreti është kreu i shtetit./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor