Google ADS

Çfarë thotë kjo foto e frikshme për të ardhmen tonë?

21:31 | 22 Shkurt 2016
Arbresh.info

Në foto, Mark Zuckerberg gjysmë i qeshur, sikur nuk mund të kuptoj mjaftueshëm spektaklin që ai ka arritur.  Ai ecë pranë punëtorëve në qendër të tapetit me ngërdheshje, ndërsa punëtorët e kanë harruar praninë e tij, në realitetet e tyre virtuale.

Më vonë, kur gazetarët e mbledhur heqin kufjet Samsung Gear VR, ata befasohen kur shohin në mesin e tyre edhe themeluesin e Facebook-ut Mark Zuckerbergun. Kjo gjë iu kujton atyre skena nga filmi fantastiko-shkencor “The Matrix”, në të cilin njerëzit rriten në mbështjellës amniotic dhe përjetojnë “botën” përmes një mjeti në kokën e tyre.

Zuckerberg ka thënë se, në vizionin e tij për të ardhmen, këto përvoja virtuale do të jenë thelbësisht sociale, transmeton arbresh.info. Por foto sugjeron diçka krejt ndryshe: Qindra njerëz ndajnë një hapësirë ​​fizike, por nuk ka perceptim, nuk ka përvojë, nuk ka spirancë fenomenologjike.

Kontrollimi i realitetit virtual me fjalë të tjera është vetëm një hap larg nga kontrollimi i vetë realitetit.

“Në kohën e teknologjisë së përparuar,” shkroi teoricieni i medias Neil Postman, “shkatërrimi shpirtëror ka më shumë gjasa të vijë nga një armik me një fytyrë të qeshur”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme