Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka folur për ‘amanetin’ të cilin në prag të vdekjes ia kishte lënë Presidenti historik i Bosnjës, Alija Izetbegoviq.
Presidenti turk ka kujtuar se Izetbegoviçin e kishte takuar në spital, një ditë para vdekjes së tij. Izetbegoviq i kishte thënë: “Më dëgjo mirë Tayyip, ju jeni pasardhës i Sulltanit Fatih, këtë vend po ua lë juve amanet, prandaj ruajeni”, raporton “Milliyet”.
Erdogan në Sarajevë ka folur në Kongresin e gjashtë të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD), kurse më këtë rast e ka kujtuar edhe Izetbegoviçin.
“Si ta lëmë ne tash Mostarin? Si ta lëmë Drinën? Si ta lëmë ne tash xhaminë e atjeshme të Sulltan Fatihut. Natyrisht se ne kurrë nuk do t’i lëmë”, ka thënë Erdogan. Sipas tij, Izetbegoviç nuk ka qenë vetëm burrështetas i madh, por ka qenë edhe njëri nga mendimtarët më të mëdhenj mysliman të kohëve të fundit.
Alija Izetbegovic, lideri i Bosnjës për katër vite, vdiq më 19 tetor 2003 në Sarajevë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...