Mariupol do të mbyllet plotësisht për hyrje dhe dalje nga e hëna, duke ndaluar rrjedhimisht evakuimet e civilëve ukrainas..
Një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko, tha në Telegram sot se forcat ruse planifikojnë të ndalojnë njerëzit të largohen ose të hyjnë në Mariupol duke filluar nga 18 prilli.
“Unë kam folur me nënkryetarin e bashkisë Serhii Orlov, i cili tha se një mbyllje e tillë është aplikuar për katër ose pesë ditët e fundit”, tha ai.
Orlov nuk ndodhet fizikisht në Mariupol, megjithatë ai mban kontakte me njërezit atje.
Sipas këshilltarit të kryebahskiakut Rusia planifikon të zgjasë politikën për një javë tjetër që nga e hëna. Ai beson se forcat ruse planifikojnë të zbatojnë rregulla “më strikte” brenda qytetit që përfshijnë pikat e kontrollit për të monitoruar dhe kufizuar lëvizjen në rrethe.
“Ata kërkojnë leje të brendshme dhe ata që nuk i kanë këto leje do të shkojnë në ‘filtrim’,” tha ai, duke iu referuar kampeve që thuhet se përdoren përpara se njerëzit të deportohen në Rusi.
Rrethimi ushtarak dhe kolapsi në komunikimet në Mariupol do të thotë se nuk është e mundur të verifikohen raportet.
Pavarësisht raportit për një mbyllje të vendosur, një zyrtar nga qeveria qendrore e Ukrainës në Kiev thotë se më shumë se 360 njerëz nga Mariupol mbërritën në Zaporizhzhia të premten. Nuk është e qartë se kur u larguan nga qyteti. Udhëtimi i rrezikshëm shpesh mund të zgjasë disa ditë./abcnews.al/
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...