Marrëdhënia mes princ William-it dhe Harry-it prej kohësh është paksa e tensionuar, por ç’mendon Kate për këtë?
Sipas Us Weekly, dukesha është e shqetësuar për ta, por nuk ka ndërmend të ndryhyjë në asnjë moment të vetëm!
Kate “urren ta shohë” Meghan-in dhe Harry-n në këtë gjendje, pas gjithë presionit që çifti kaloi me tabloidët britanikë, por po përpiqet të mbajeë vendin e saj. Princesha nuk do të përfshihet as në raportin mes vëllezërve, por uron që gjithçka të kthehet si më parë në familjen e tyre.
“Kate do që vëllezërit t’i rregullojnë sa më shpejt gjërat dhe përçarja mes tyre të mos ekzistojë më.”- u shprehën burime pranë pallatit mbretëror.
I gjithë ky diskutim nisi pas intervistës që Meghan dhe Harry dhanë pak kohë më parë për dokumentarin e “ITV” , ku rrëfyen eksperiencën e tyre në Afrikë dhe jo vetëm.
Aty, ndër të tjera Harry foli edhe për marrëdhënien me William-in ku tregoi se mes tyre ka “ditë të mira” ashtu siç ka edhe “ditë të këqija”.
“Ne jemi vëllezër. Do të jemi gjithmonë vëllezër. Pa dyshim, po ndjekim rrugë të ndryshme për momentin… nuk takohemi më aq shpesh sepse jemi të zënë. Por e dua me gjithë zemër dhe shumica e këtyre raportimeve krijohen nga hiçi.”- u shpreh ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...