Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar këtë muaj Arabinë Saudite.
Objektivi i tij kryesor: të bindë organizatën e fuqishme OPEC+ të rrisë prodhimin dhe shitjen e naftës, në mënyrë që çmimet globale të naftës të mund të ulen.
Por si u përgjigj Arabia Saudite ndaj kësaj kërkese?
Ata i thanë Biden se çdo vendim për të rritur sasinë e eksportit të naftës saudite do të merrej vetëm në konsensus nga organizata e OPEC+.
Në të njëjtën kohë që Biden po kërkon të bindë Arabinë Saudite t’i shesë asaj më shumë naftë, Arabia Saudite ka nisur të blejë sasi marramendëse nafte nga Rusia.
Pse po e bën Riadi këtë dhe çfarë loje po luajnë së bashku Presidenti Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman? Le ta zbulojmë.
Arabia Saudite dhe Rusia janë partnerë të fuqishëm sidomos për sa i përket naftës.
Arabia është prodhuesi i 2-të më i madh i naftës në botë ndërsa Rusia qëndron në vendin e 3-të.
Është interesante se si Arabia Saudite tashmë ka dyfishuar importet e saj të naftës nga Rusia edhe pse nuk ka nevojë për asnjë pikë naftë ruse.
Pse po e bën ajo këtë? Sidomos në një kohë kur SHBA po kërkon me ngulm të blejë më shumë naftë saudite?
Sigurisht, lufta në Ukrainë është faktori kryesor edhe në këtë situatë.
Nafta ruse që më parë shkonte në Evropë tani është nisur drejt Lindjes së Mesme.
Ama, shumë mund të pyesin: Pse Arabia Saudite – një nga shtetet më të pasura me rezerva nafte – po importon naftë nga Rusia?
Nëse mund t’i besojmë deklaratave të Mbretërisë Saudite, kjo lëvizje ka të bëjë me prodhimin e energjisë në Mbretërinë Arabe.
Arabia Saudite mbetet një nga vendet që mbështetet në naftë për prodhimin e energjisë elektrike.
Dhe sipas tyre, ‘Nafta ruse është shumë e lirë për t’i rezistuar’
Por arsyeja e vërtetë dhe master-plani i Princit të Kurorës është ky:
Bin Salman po importon naftën e lirë ruse për përdorim të brendshëm, ndërsa vazhdon të eksportojë naftën saudite nëpër botë me çmime shumë më të larta.
Kjo e ka lejuar Arabinë Saudite të çlirojë më shumë naftë për eksport me çmime tejet të fryra.
Ajo po sigurohet që mund të çlirojë më shumë naftë për eksport, pa rritur domosdoshmërish prodhimin në mënyrë dramatike.
Kjo do të thotë se oferta mbetet e njëjtë, dhe çmimet nuk ulen – por ngrihen edhe më tepër.
Është një situatë e favorshme si për Rusinë ashtu edhe për Arabinë Saudite.
Ndërkohë që Arabia Saudite përfiton nga “kriza” artificiale e asaj që paraqitet si mungesë e naftës nëpër tregje – duke shitur naftën e saj me çmime të fryra, Rusia mund të vazhdojë të gjenerojë para dhe të fuqizojë ekonominë e saj, duke ja shitur naftën që i takonte Europës, vendeve arabe, aziatike dhe afrikane.
Tani sytë e të gjithëve janë nga takimi i OPEC+ i cili është planifikuar për fillimin e gushtit.
Cila do të jetë lëvizja e radhës e Arabisë – kah Perëndimi apo kah Rusia?/Euronews
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...