Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur të njëjtin shqetësim që ndau një ditë më parë dhe lideri i Turqisë, në lidhje me situatën e krijuar mes Izraelit dhe Hamasit.
Të dy liderët ngritën të habitur pyetjen se “çfarë kërkon një luftanije e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë Izraelit”, një një kohë kur tensionet janë në nivelet më të larta.
Menjëherë pas sulmit, Shtetet e Bashkuara shprehën mbështetjen për Izraelin, me presidentin Biden që nuk u mundua asnjëherë të bindë kryeministrin Netanjahu që të mos ndërhyjë nga toka në Gaza, një operacion që pritet të nisë nga momenti në moment.
“Nuk e kuptoj pse Shtetet e Bashkuara po dërgojnë aeroplanmbajtëse në Detin Mesdhe. Nuk arrij ta kuptoj. A do të bombardojnë Libanin? Çfarë do të bëjnë? Apo thjesht duan të trembin dikë? Por ka njerëz që nuk kanë më frikë nga asgjë. Nuk kemi nevojë ta zgjidhim problemin në këtë mënyrë, por të kërkojmë zgjidhje kompromisi”, tha mes të tjerash Putin.
Më tej, presidenti rus, shtoi se zgjidhja e vetme është krijimi i një shteti palestinez me kryeqytet Jeruzalemin lindor.
“Pa zgjidhjen e çështjeve themelore politike, kryesorja prej të cilave është krijimi i një shteti sovran palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor, është e pamundur të zgjidhet problemi në tërësi. Ajo që po ndodh është e tmerrshme. Ne e kuptojmë se niveli i dhunës është shumë i lartë nga të dyja palët, por megjithatë, sado i lartë të jetë, ne duhet të synojmë të minimizojmë humbjet për popullatën civile, në minimum”, tha mes të tjerash kreu i Kremlinit./a2cnn
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...