Anëtarësimi në NATO do të ishte një ndryshim “sizmik” për Finlandën dhe do të shkatërronte bindjet se qëndrimi jashtë aleancës ushtarake është mënyra më e mirë për të shmangur telashet me fqinjin e saj.
Por, edhe më e rëndësishmja, do të vinte në një kohë kur një vend që ka qenë neutral për një kohë të gjatë, Suedia, gjithashtu po mendon të bashkohet.
Nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Rusia do ta gjente veten plotësisht të rrethuar nga vendet e NATO-s në Detin Baltik dhe Arktik.
Nëse do të ndodhte, a do të kishte pasoja?
Kremlini ka paralajmëruar për pasoja ushtarake dhe politike nëse finlandezët ose suedezët vendosin të anëtarësohen në NATO.
Vladimir Putin, në fjalimin e tij në ditën kur Ukraina u pushtua, tha: “Një prani ushtarake në territoret në kufi me Rusinë, nëse e lejojmë të vazhdojë, do të krijojë një kërcënim gjithnjë në rritje dhe krejtësisht të papranueshëm për Rusinë.”
Por analistët thonë se aksioni ushtarak kundër vendeve nordike duket i pamundur, duke marrë parasysh sa të përfshira janë forcat ruse në Ukrainë.
Shumë nga trupat ruse të vendosura pranë kufirit finlandez u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë pësuar “humbje të konsiderueshme”, u shpreh për AP Heli Hautala, diplomate finlandeze dhe studiuese në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane në Uashington.
Më shumë gjasa, tha ajo, do të ishte që Moska t’i afronte sistemet e armëve më afër Finlandës, fushatat e dezinformimit, sulmet kibernetike, kundërlëvizjet ekonomike dhe drejtimin e migrimit drejt kufirit ruso-finlandez, ngjashëm me atë që ndodhi në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë vitin e kaluar. /abcnews.al/
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...