Pas 70 vjetësh në fron, Mbretëresha Elizabeth II ishte bërë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar. Ata janë mësuar të shohin portretin, profilin dhe stemën e saj në letra, në monedha dhe në kuti drithërash. Por, çfarë do të ndryshojë pas vdekjes së Mbretëreshës?
Të gjitha monedhat
Të gjitha 29 miliardë monedhat në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar kanë kokën e mbretëreshës në to. Dizajni më i fundit daton nga viti 2015, kur ajo ishte 88-vjeçare. Ishte portreti i pestë i monedhës i krijuar gjatë mbretërimit të saj.
Fabrika Mbretërore e Monedhave (Royal Mint) nuk ka treguar se si dhe kur do të fillojë të lëshojë monedha me kokën e mbretit Charles III mbi to, por ka të ngjarë që monedhat e Mbretëreshës do të qëndrojnë në qarkullim për shumë vite dhe se procesi për t’i zëvendësuar ato do të jetë gradual.
Përpara se të gjitha monedhat britanike të përditësoheshin në vitin 1971, ishte krejt normale të gjeje disa monarkë në monedhat që ishin në qarkullim.
Derisa nuk dihet se si do të duket portreti i monedhës së Mbretit të ri, një monedhë e lëshuar në vitin 2018 nga Royal Mint për të përkujtuar ditëlindjen e tij të 70-të na dha një sugjerim.
Dhe një gjë që duket e sigurt është se ai do të shfaqet me profil në anën e majtë.
Tradita dikton që drejtimi në të cilin e ka të kthyer kokën monarku në monedha duhet të ndërrohet për çdo monark të ri, shkruan BBC.
Pasi të nënshkruhet nga Qeveria, dizajnet e reja do të prodhohen në Royal Mint në Llantrisant, në Uellsin jugor.
Mbretëresha është shfaqur në të gjitha kartëmonedhat e Bankës së Anglisë që nga viti 1960 (kartëmonedhat e lëshuara nga bankat skoceze dhe irlandeze të veriut nuk e portretizojnë monarken). Ka rreth 4.5 miliardë kartëmonedha individuale të Bankës së Anglisë me vlerë rreth 80 miliardë funtesh në qarkullim për momentin dhe, njëjtë si monedhat, këto do të hiqen gradualisht.
Të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat ekzistuese do të mbeten të ligjshme. Banka e Anglisë do të japë njoftime nëse kjo do të ndryshojë.
Pullat dhe kutitë postare
Që nga viti 1967, të gjitha pullat e lëshuara nga Posta kanë paraqitur një siluetë të stampuar të profilit anësor të Mbretëreshës Elizabeth II.
Posta Mbretërore tani do të ndalojë prodhimin e pullave të Mbretëreshës Elizabeth II – megjithëse ato mund të përdoren ende në letra dhe paketa – dhe do të fillojë procesin për të krijuar të reja./rel
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...