Kërcënimi i Rusisë për t’ia mbyllur Europës rubinetin e gazit ka nxitur kërkime të ethshme për alternativa të tjera. Nga opcionet që janë në tryezë asnjëra nuk është shumë e shpejtë dhe e vlefshme.
Asaj që i trembeshin të gjithë është tani realitet: Rusia ka kërcënuar me ndërprerjen e furnizmeve me gaz në Europë. Por edhe BE kërkon që hap pas hapi të shkëputet nga importet ruse. Vendet blerëse kërkojnë si në ethe për alternativa të tjera. Këtu bën pjesë edhe Gjermania, blerësja më e madhe e gazit rus. Më shumë se gjysmën e gazit ky vend e merr nga Rusia. Diskutohen shumë mundësi, mes tyre edhe zgjatja e centraleve atomikë të energjisë. Madje dhe ministri i Gjelbër i Ekonomisë, Robert Habeck thotë se nuk ka tabu. Por cilat janë alternativat?
Shtyrja e daljes nga energjia atomike
Prodhuesit e centraleve të energjisë kanë sinjalizuar gatishmëri për bisedime, por kanë bërë të qartë, se shtyrja e afatit nuk bëhet aq thjesht sa mendohet, sepse mungojnë shufrat djegëse, dhe ekspertiza, pasi inxhinierët e këtyre centraleve ose janë në pension ose pranë pensionit. Këto nuk janë pengesa të pakalueshme, por centralet atomike nuk mund të zëvendësojnë dot termocentralet në rrjet. Të tre centralet atomikë që do duhet të dalin nga rrjeti në fund të këtij viti, mund të prodhojnë 4 gigavat rrymë, kjo përbën rreth 7% të nevojës mesatare për energji, edhe kjo vetëm nëse punojnë me kapacitet të plotë. Por shpenzimet gjermane të energjisë në 24 orë lëvizin nga 35-40 gigavat natën dhe 75 deri në 80 gigavat ditën.
Vënia e plotë në përdorim e centraleve atomikë nuk është vetëm një çështje ekonomike. Nuk është e lehtë teknikisht vënia në punë me kapacitet të plotë dhe reduktimi i tyre, ndryshe nga termocentralet, ku shpesh janë turbinat e gazit që vënë në lëvizje gjeneratorin. Prandaj në rrjetin e energjisë ata janë përgjegjës për kompensimin e shpejtë të luhatjeve të rrymës, kur për shembull në mëngjes miliona njerëz ndezin dritën dhe vënë në përdorim automatin e kafesë dhe industria fillon nga puna.
Rivënia në punë e centraleve të qymyrit
Centralet e qymyrit janë më fleksibël se ato atomikë, por jo si termoncentralet. Ndërkohë tani shpesh termoncentralet po mbyllin atë boshllëk në mesditë, që më parë e mbyllnin centralet e qymyrit që dolën nga përdorimi. Por zgjatja e kohës së funksionimit të centraleve të qymyrit në tërësi mund të pengonte një varësi edhe më të “Në sektorin e energjisë do të ishte e mundur një zëvendësim i kufizuar i gazit”, tthotë Christoph Nolde nga Instituti Fraunhofer për Infrastrukturën Energjitike dhe Gjeoterminë, IEG. “Por ky është problemi ynë më i vogël. Sepse vetëm një e gjashta e shpenzimit neto të energjisë në Gjermani të krijuar nga gazi kanë të bëjnë me prodhimin e rrymës.
Gjysma e gazit naryror përdoret në Gjermani për ngrohje dhe ngrohjen e ujit, dhe në sektorin e biznesit, tregtisë, shërbimeve.Pjesën tjetër e përdor industria për proceset e saj. Megjithë këto ide për përdorimin e energjisë së qymyrit, një pjesë e qymyrgurit vjen nga Rusia.
Zëvendësimi i rrjetit të gazit natyror me hidrogjen
Vërtet gazi natyror që ka në përbërje kryesisht metanin mund të mbushet me 20% të vëllimit me hidrgojen të pastër pa e dëmtuar efektshmërinë e përzierjes së gazit në përdorimin e mëvonshëm. Përmbajtja e energjisë së kësaj përzierjeje do të ishte më e vogël, 20% përzierje do të mund të zëvendësonte vetëm 7,5 gaz natyror. Por kjo mundësi nuk mund të përdoret kaq shpejt, aq sa të ulë varësinë e Rusisë nga gazi rus. Sepse 95% e hidrogjenit të përdorueshëm sot në Gjermani përftohet nga gazi natyror dhe qymyri. E dihet që në masë të madhe këto vijnë nga Rusia.
Konkluzioni: Vishuni më ngrohtë
Javën e ardhshme Nolden e anëtare të tjerë të grupit shkencor gjerman, TransHyDe duan të paraqesin një raport mbi atë se si mund të rritej siguria e furnizimit në Gjermani edhe pa gazin rus. Por Nolden nuk dha për DW informacione paraprake. Prognoza e tij e deritanishme është e rezervuar: Pozitivja është se përkundër rrjetit të energjisë elektrike, një rrjet gazi nuk pëson kolaps, kur është i pafurnizuar mirë. Por ai nuk shoh alternativa të tjera të shpejta që zëvendësojnë gazin rus./DW/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...