Një person i armatosur ka hapur zjarr të dielën në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës duke shkaktuar vdekjen e disa personave. Policia daneze njoftoi se kishte arrestuar një 22-vjeçar, shtetas danez dhe se nuk e përjashtonte mundësinë se mund të bëhej fjalë edhe për një “akt terrorizmi”.
Autoritetet nuk ka dhënë informacione të mëtejshme mbi të arrestuarin apo numrin potencial të të plagosurve.
Policia e Kopenhagës bëri të ditur se forca të shumta të sigurisë janë dërguar në qendrën tregtare “Field” pas njoftimeve për të shtëna me armë zjarri. Autoritetet u kërkuan njerëzve të ndihmonin me pamje të xhiruara nga momenti i sulmit apo me informacioneve të tjera të lidhura me ngjarjen.
Mediat lokale publikuan disa imazhe ku shfaqin oficerë policie të armatosur rëndë në vendngjarje, si dhe njerëz tek largoheshin me shpejtësi nga qendra tregtare.
Autoritetet këshilluan njerëzit të qëndrojnë larg zonës si dhe të presin për ndihmën e policisë nëse do t’u nevojitet. /VOA
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...