Izraeli raportohet të ketë kryer në orët e para të mëngjesit të së premtes një sulm hakmarrës ndaj Iranit.
Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane duke cituar zyrtarë të lartë të qeverisë amerikan.
Media shtetërore iraniane tha se shpërthimet janë dëgjuar afër qytetit të Isfahanit.
Mediat vendase e kanë minimizuar sulmin me raketa duke thënë se qyteti qendror i Isfahanit është “plotësisht i qetë dhe i sigurt”.
“Njerëzit po vazhdojnë jetën e tyre normale,” u tha në televizionin shtetëror menjëherë pas raportimeve të shpërthimeve pranë aeroportit të qytetit.
Goditja me raketa duket se është një kundërprërgjigje e Tel Avivit ndaj një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu javën e kaluar ndaj Izraelit.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaroi se nuk ka dëme në objektet bërthamore të Iranit.
Përmes një postimi në X, IAEA u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë “përmbajtje ekstreme” dhe “përsërit se objektet bërthamore nuk duhet të jenë kurrë objektiv në konfliktet ushtarake”.
Agjencia e OKB-së tha se do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër.
Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se Teherani nuk ka plane të hakmerret menjëherë kundër Izraelit.
“Burimi i huaj i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk kemi marrë asnjë sulm të jashtëm dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit”, tha zyrtari iranian në kushte./euronews.al
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...