Presidenti Trump i doli të dielën në mbrojtje Agjencisë amerikane të Zbatimit të Ligjeve të Imigracionit, që kohët e fundit është përballur me kritika të ligjvënësve demokratë.
“E majta liberale, e njohur si demokratët, kërkon të heqim dorë nga agjencia që është duke bërë një punë fantastike. Ata kërkojnë t’i kemi të hapura kufijtë. Por kjo do të sillte krime të pakontrollueshme!“, – shkruante në Twitter Presidenti.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1013394559429169152
Në një intervistë që dha për televizionin “Fox News”, Trump tha se nga pikëpamja politike, “Mua më pëlqen shumë kjo çështje”. Ai tha se në se demokratët vazhdojnë të kërkojnë mbylljen e Agjencisë së Imigracionit, “Ata sipas mendimit tim nuk kanë për t’i fituar kurrë zgjedhjet.”
Dhjetra mijëra vetë protestuan të shtunën në shtete të ndryshme amerikane, për të kundërshtuar të ashtuquajturën “telerancë zero”, një politikë e administratës aktuale, që kërkon kapjen e çdo personi që kalon në mënyrë të paligjshme kufirin me Meksikën.
Protestuesit gjithashtu kërkojnë bashkimin e menjëhershëm të më tepër se 2 mijë fëmijëve të ndarë nga prindërit imigrantë, menjëherë pas hyrjes në kufirin amerikan. Prindërit mbahen nëpër qendra, në pritje të proceseve gjyqësore ndaj tyre për shkelje të ligjit amerikan.
Më 20 qershor Presidenti Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv dhe premtoi se do t’i jepet fund ndarjes së familjeve, kur të jetë e mundshme.
Ai nuk komentoi në Twitter në mënyrë të drejtpërdrejtë për protestat që u zhvilluan në disa qytetet amerikane, por shkroi: “Kur njerëzit hyjnë në vend ilegalisht, ne duhet t’i kthejmë ata mbrapsht menjëherë, pa pritur t’u nënshtrohen procedurave të gjata ligjore. Ligjet tona të imigracionit janë më të pakuptimtat në botë.”
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1013146187510243328
Disa ligjvënës demokratë kanë bërë thirrje për mbylljen e Agjencisë amerikane të Zbatimit të Ligjeve të Imigracionit dhe Doganeve, e cila është pjesë e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.
Senatorja e Nju Jorkut Kirsten Gillibrand i tha javën e kaluar CNN-it se Agjencia e Imigracionit “është shndërruar në një forcë deportuese” dhe se “duhet hequr dorë prej saj, duke e rikrijuar si një agjenci qeveritare që funsionon”.
Senatorja e Kalifornisë Kamala Harris i tha disa mediave se “ndoshta” dhe “mundet”, që qeveria duhet “të rifillojë nga e para” për krijimin e një agjencie të re për zbatimin e ligjeve të imigracionit.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...