Hasan Minhaj, komiku amerikan programi televiziv i të cilit u censurua në Arabinë Saudite, ka reaguar ndaj ndalimit të një episodi të programit në fjalë që transmetohet në rrjetin televiziv Netflix, në të cilën kritikohej princi saudit i kurorës Muhammed bin Salman, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Rruga më e mirë për të penguar që njerëzit të shikojnë diçka, është ta bëni trend në internet duke e ndaluar dhe më pas ta ngarkoni në Youtube”, ka shkruar Minhaj në rrjetin social Twitter.
“Të mos harrojmë se në Jemen po ndodh kriza më e madhe njerëzore në botë. Ju lutem bëni donacione”, ka shtuar komiku i famshëm.
Ndryshe, Netflix dje hoqi nga lista e programeve në Arabinë Saudite një episod të programit komik “Patriot Act” me kërkesë të qeverisë saudite për shkak të kritikave ndaj princit të kurorës Muhammed bin Salman lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe luftën në Jemen.
Duke reaguar pas zhvillimit, Minhaj kundërshtoi cilësimin e princit saudit si reformator, duke thënë se “e vetmja gjë që ai ka modernizuar është diktatura saudite”.
Në episodin e censuruar, Minhaj kishte thënë se qeveria saudite ka ofruar shpjegime kontroverse me njëra-tjetrën në lidhje me vrasjen e Khashoggit.
Ndërkohë, sipas mediumeve amerikane, Komisioni Saudite i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit ka kërkuar largimin e episodit në fjalë sipas ligjit kundër krimeve kibernetike, pasi shfaqja në fjalë cenon “rendin publik, vlerat fetare, etikën publike dhe privatësinë”.
Pas zhvillimit, reagime kishte edhe pas deklaratës së rrjetit televiziv Netflix, i cili tha se beson në lirinë artistike në gjithë botën dhe se “episodi është larguar nga transmetimi vetëm në Arabinë Saudite pas një kërkese valide ligjore”.
Nga ana tjetër, Karen Attiah, redaktorja e Khashoggit në gazetën Washington Post, e ka quajtur si të “tejet të keqe” censurën e programit në Arabinë Saudite.
“Pse Netflix shumë shpejt tha se ky hap është marrë me kërkesë ‘valide’ ligjore të Arabisë Saudite, duke pasur parasysh në veçanti krimet kibernetike të Arabisë Saudite në nivel global. A provoi Netflix ta refuzonte këtë kërkesë? A e kërcënuan sauditët Netflixin se do të ndalonte në tërësi programin Patriot Act nëse nuk pranon ta largojë episodein në lidhje me Khashoggin dhe Arabinë Saudite”, është shprehur Attiah në Twitter.
Ndaj Netflixit reagoi edhe Saralh Leah Whitson, drejtorja e Human Rights Watch për Lindjen e Mesme, e cila tha në një deklaratë se “nuk do të kishte kuptim pohimi i Netflixit se mbron lirinë artistike nëse përkulet ndaj kërkesave të një qeverie e cila nuk beson në asnjë liri artistike, politike, të komedisë apo çfarëdo lirie tjetër për qytetarët e vetë”.
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji