Bashkimi Evropian (BE) nisi hetim ndaj kompanisë Meta me arsyen se nuk janë zbatuar rregullat e Unionit lidhur me mbrojtjen e të miturve në Facebook dhe Instagram.
Komisioni Evropian njoftoi se ka nisur hetim zyrtar për të përcaktuar nëse Meta ka shkelur apo jo Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të BE-së në fushat që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve.
Komisioni vuri në dukje se sistemet e gjigantëve Facebook dhe Instagram, përfshirë edhe algoritmet e tyre, mund të nxisin varësinë tek fëmijët dhe gjithashtu mund të shkaktojnë të ashtuquajturin “efekti i vrimës së lepurit”, ndërkohë që edhe mënyrat e verifikimit të moshës që Meta ka vendosur në zbatim janë problematike.
Në deklaratë njoftohet se Komisioni do të vazhdojë të mbledhë informacione dhe prova shtesë për këtë çështje.
Në kuadrin e ligjit që hyri në fuqi vitin e kaluar në BE, platformat e mëdha digjitale që operojnë në Evropë u nënshtrohen rregullave strikte.
Kompanitë teknologjike duhet të zbatojnë masa të ndryshme për të luftuar me përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e tyre.
BE ndaj platformave digjitale që shkelin rregullin mund të vendosë gjoba që arrijnë deri në 6 për qind të xhirove globale.
Sulmi në Ibër Lepenc, dy të dyshuarve iu vazhdohet paraburgi...
Prizreni mbetet pa Rilind Krasniqit, basketbollisti humb sez...
Murati: Opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, po ...
FFK organizon kursin e radhës të trajnerëve për Licencën B
“Turp”, Stresi kritikon banorët e Big Brother Vi...
Ministri Vitia jep detaje rreth vaksinimit me vaksinën HPV p...