Google ADS

Çekia tërhiqet nga marrëveshja për emigrant

17:45 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Tërheqja nga kjo marrëveshje dje u botua nga Austria.

Kryeministri çek Andrej Babis deklaroi sot se dëshiron që Praga të tërhiqet nga marrëveshja globale e OKB-së për emigrantët.

Ai tha se do të diskutojë planin me partnerin e tij të koalicionit në qeveri, njoftoi portali çek Idnes.cz, sipas Reuters.

Tërheqja nga kjo marrëveshje dje u botua nga Austria duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Hungarisë.

Gjithashtu nga kjo marrëveshje e OKB-së edhe Austria ka njoftuar më 31 tetor tërheqjen e nga kjo marrëveshje. Koalicioni i ekstremit të djathtë prej disa javësh po bën fushatë në mënyrë që Vjena ta bojkotojë marrëveshjen. Qeveria e Austrisë ka paraqitur si arsye shqetësimet rreth sovranitetit kombëtar.

“Ka disa pika që i shohim në mënyrë kritike dhe i druhemi rrezikimit të sovranitetit tonë kombëtar”, tha të mërkurën kancelari konservator, Sebastian Kurz.

Ai e mori detyrën dhjetorin e kaluar në koalicion me partinë nacionaliste “Liria”që mbështet politika kundër emigracionit.

Austria aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian dhe Kurz e ka bërë prioritet frenimin e migrimit të parregullt.

Marrëveshja Globale për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, e cila nuk është ligjërisht e detyrueshme, u finalizua nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Dhjetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga negociatat, ndërsa Hungaria në korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme