Republika Çeke raportoi të mërkurën 22,479 raste të reja me koronavirus shifra më e lartë ditore në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë paraqesin rritje për 54 për qind, krahasuar me një javë më parë, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Shifra thyen edhe rekordin e mëparshëm prej 17,778 infeksionesh, të regjistruar në janar.
Autoritetet çeke raportuan edhe për 95 viktima, të cilat e çojnë në 31,709 numrin total të të vdekurve.
Aktualisht, rreth 57 për qind e qytetarëve çekë janë plotësisht të vaksinuar. /arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...