Republika Çeke raportoi të mërkurën rekord rastesh me koronavirus: mbi 66,000.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, 57,195 janë raste të reja të të infektuarve, ndërsa 9,775 janë të riinfektuar.
Numri i të shtruarve në spital aktualisht është 2,653 – më i vogël se në valët e mëparshme të pandemisë.
Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar mbi 37,000 viktima nga koronavirusi – 38 prej tyre u raportuan të mërkurën.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, ky vend mbetet ende pas shteteve perëndimore të Bashkimit Evropian. Aktualisht, 63.2 për qind e popullsisë konsiderohet e vaksinuar plotësisht. Rreth një e treta e qytetarëve kanë marrë edhe dozën përforcuese.
Sipas Zyrës së Statistikave të Çekisë, të publikuara të martën, në vitin 2021 në këtë vend kanë vdekur njerëz më shumë se në çdo vit tjetër që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Vitin e kaluar janë regjistruar më shumë se 139,600 vdekje, 8 për qind më shumë se në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit.
Grup-mosha e viktimave ka qenë nga 55 deri në 74 vjeç, ka bërë të ditur Zyra e Statistikave të Çekisë./REL
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...