Në ditën ndërkombëtare të birrës, gjermanët mund të krenohen pasi janë prodhuesi numër një i birrës në BE me një prodhim prej 8.3 miliardë litrash, ose 21 për qind e prodhimit total të BE.
Vendi i dytë që prodhon më shumë birrë brenda BE është Britania me 12 për qind të prodhimit total të bllokut, e pasuar nga Polonia, Spanja, Holanda dhe Belgjika.
Italia ndërkohë e ka rritur sasinë e birrës së prodhuar prej saj, e ndjekur nga Hungaria dhe Republika Çeke. Në kontrast, prodhimi i birrës në Britani ka rënë me 20 për qind.
Mbi 39 miliardë litra birrë me alkool është prodhuar në BE, sasi kjo ekuivalente me rreth 76 litra për banor. Holanda mund të mos jetë ndër prodhuesit kryesor por është eksportuesja më e madhe në 2018. Ajo ka eksportuar 1.9 miliardë litra birrë, duke lënë pas Belgjikën dhe Gjermaninë.
Shtetet e Bashkuara ndërkohë janë destinacioni më i madh për eksportin e birrës jashtë bllokut.
Në anën tjetër, Gjermania mund të jetë prodhuesja më e madhe, por nuk është konsumatorja më e madhe, të paktën jo për frymë. Sipas statistikave, Republika Çeke është vendi që ka konsumuar më shumë birrë vitin e kaluar. Austria renditet e dyta, e pasuar nga Gjermania me 100 litra për person./tch/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...