Google ADS

Çdo thirrje telefonike dhe çdo mesazh do ruhet tani nga shteti

09:32 | 14 Tetor 2015
Arbresh Info

Duke filluar nga sot, çdo telefonatë që bëni, çdo mesazh që dërgoni dhe çdo e-mail që shkruani do ndiqet detyrimisht nga agjencitë qeveritare sipas ligjit të ri për ruajtjen e të dhënave.

Nëse kjo ju duket e çuditshme atëherë Arbresh.info ju siguron edhe një herë që kjo është plotësisht e vërtetë. Në rast se jeni një qytetar i Australisë që posedon një telefon dhe ka qasje në internet atëherë çdo aktivitet i juaji do regjistrohet.

Pasi ligji i ri erdhi në zbatim, kompanitë e telekomunikacionit në Australi tani do mbajnë një numër të madh të dhënash për dy vite, transmeton arbresh.info. Ligji është bërë për të ndihmuar vendin kundër organizatave terroriste dhe kriminelëve, të paktën kështu pretendon agjencia e inteligjencës NSA dhe agjencia britanike GCHQ.

Megjithatë, ligji i ri tashmë i implementuar ka shkaktuar një debat të madh në Australi si pasojë e qasjes në të dhënat private./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme