Autoritetet e mbrojtjes së të dhënave në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) mund të iniciojnë proces për shkelje të të dhënave private kundër Facebook edhe nëse kompania është e vendosur në Irlandë, këshilloi avokati i përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Michal Bobek, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rastin e Facebook, autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të Irlandës është përgjegjës në radhë të parë për ndjekjen e procedurave për shkelje të ligjit të BE-së për mbrojtjen e të dhënave, sugjeroi mendimi i Bobek.
Gjithashtu edhe në shpjegimin ligjor theksohet se “autoriteti kryesor i mbrojtjes së të dhënave nuk mund të konsiderohet si zbatuesi i vetëm i GDPR në situata ndërkufitare dhe duhet të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet e tjera të mbrojtjes së të dhënave në fjalë”.
Kjo nënkupton se çdo autoritet përkatës i ndonjë vendi të BE-së mund të sfidojë Facebook ose kompani të tjera për mosrespektimin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR) nëse qytetarët ose entitetet e tyre janë të shqetësuar.
Në vitin 2015, Belgjika filloi një procedurë kundër Facebook për aplikimin e “cookies” të autorizuara në profilet e përdoruesve belg.
Duke qenë selia në Irlandë, Facebook argumentoi se vetëm autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të vendit është ai që mund të bënte ankesa të tilla.
Avokat i përgjithshëm e hodhi poshtë këtë arsyetim.
Vlerësimi i avokatit të përgjithshëm nuk është ligjërisht i detyrueshëm për Gjykatën e BE-së, por gjyqtarët ndjekin këshillat në shumicën dërrmuese të çështjeve.
Nëse vendimi përfundimtar mbështet mendimin e Bobek, autoritetet përkatëse mund të iniciojnë proces kundër platformave të mediave sociale në të gjithë bllokun.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...