Çdo sanksion i ri kundër Iranit shkel rezolutën e OKB-së

18:06 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë gjatë ditës që vendimi i  administratës së  Trumpit për t’u tërhequr nga JCPOA ishte një shkelje e rëndë e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas një deklarate të publikuar nga portali i presidentit iranian, çdo sanksion i ri i SHBA-ve kundër Iranit do të shkelë Rezolutën 2231 të KS të OKB-së si dhe normat ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info.

Të martën, Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga JCPOA dhe premtoi të ri-imponojë nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike kundër Iranit në përgjigje të zhvillimit të programit bërthamor të Teheranit.

Në përgjigje të masës amerikane, presidenti iranian Hassan Rouhani tha të njëjtën ditë se Teherani nuk do të tërhiqej nga JCPOA dhe se marrëveshja mbeti midis Iranit dhe pesë pjesëmarrësve të mbetur të marrëveshjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme