Turqia deklaroi që çdo përpjekje për ta përjashtuar atë dhe turqit qipriotë në Mesdheun Lindor do të dështojë, transmeton arbresh.info.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me uljen e aeroplanëve luftarakë francezë në pjesën greke të Qipros.
Duke vënë në dukje se ulja e avionëve ushtarakë francezë në pjesën greke të Qipros nën pretekstin e një stërvitjeje ushtarake me administratën greko-qipriote, Greqinë dhe Italinë si dhe vendosja e tyre në ishull, qoftë e përkohshme ose e përhershme, është shkelje e qartë e Traktateve të vitit 1960 (Traktatet e Cyrihut dhe Londrës), zëdhënësi Aksoy tha: “Me këtë qëndrim, Franca, një vend jogarantues në Qipro, inkurajon në mënyrë të rrezikshme dyshen greke dhe greko-qipriote, që janë fajtorët e tensionit në Mesdheun Lindor, për ta përshkallëzuar atë edhe më tej. Ne ritheksojmë edhe një herë: Çdo iniciativë që përpiqet të përjashtojë Turqinë dhe qipriotët turq në Mesdheun Lindor do të rezultojë në zhgënjim”.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...