Google ADS

Çdo orë, 50 persona përfundojnë në spital për shkak të motit të keq

09:08 | 14 Janar 2021
Trina Galanxhi

Çdo orë, 50 persona përfundojnë në spitalin në Madrid për shkak të eshtrave të thyera, pasi moti i keq ka shkaktuar vështirësi të mëdha për ta.

Madridi është goditur nga stuhia e borës e quajtur Philomena, e cila paralizoi rrugët e disa qyteteve në Spanjë, transmeton portali arbresh.info

Në 36 orët e fundit, 2,000 banorë janë pranuar në shërbimet e urgjencës në spitalet e Madridit, tha zyrtari i shëndetit të qytetit Enrique Ruiz Escudero gjatë një interviste për stacionin radio Onda Cero.

Rreth 40 për qind e të gjitha rasteve të marra në dhomën e urgjencës, viktimat kanë pësuar thyerje të eshtrave për shkak të ngricës së krijuar.

Bora që ra për 33 orë pa ndalur në Madrid javën e kaluar, të premten dhe të shtunën, u kthye në akull pasi koha u qetësua, dhe pastrimi i rrugëve të qytetit është i ngadaltë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të makinerive dhe lopatave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme