Në Londër dyshohet se çdo i dhjetë banor është i infektuar me Covid-19.
Këto shifra kanë ardhur si rezultat i fundit i të dhënave zyrtare që tregojnë përhapjen e pamëshrirshme të variantit të Omicron, transmeton portal arbresh.info
Vlerësimet ditore të bëra nga Zyra për Statistikat Kombëtare treguan se rreth 9.5 përqind e londinezëve janë infektuar me Covid që nga e diela e kaluar.
Shifrat u vlerësuan një ditë pasi Britania regjistroi një numër rekord të rasteve të reja me koronavirus ndërsa varianti omicron preku të gjithë vendin, me një numër ditor prej 119,789 të infektuar, krahasuar me 106,122 një ditë më parë.
Raporti i ONS tregoi gjithashtu numra rekord – 1 në 35 njerëz në Angli kishte Covid-19 midis 13 dhjetorit dhe 19 dhjetorit – krahasuar me një vlerësim të mëparshëm të lëshuar të enjten, kur sëmundja kishte 1 në 45 njerëz një javë përpara 16 dhjetorit.
Shumë kompani dhe rrjete transporti janë në hall në Britani të Madhe, pasi punëtorëve të sëmurë u duhet të izolohen, ndërsa spitalet kanë paralajmëruar për rritjen e numrit të pacientëve.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të Omicron, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Britani gjatë shtatë ditëve të fundit është rritur me 678,165, treguan shifrat e qeverisë të enjten./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit