Landi i Bavarisë, i cili ka numrin më të lartë të vdekjeve Covid-19 në Gjermani, ka forcuar masat e saj kufizuese duke nisur nga dita e mërkurë.
Qytetarët do të jenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre vetëm për arsye të justifikuara.
“Çdo katër minuta në Gjermani, një person vdes nga koronavirusi,” tha kryeministri Marcus Zeder në fjalimin e tij për publikun dhe vlerësoi se situata në Bavari është katastrofale.
Ai shpjegoi se masat e reja do të zgjasin deri më 5 janar, me ato të relaksuara rreth Krishtlindjeve, por jo në prag të Vitit të Ri.
Qytetarët bavarezë do të jenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre vetëm për një arsye të mirë, të tilla si shkuarja në punë, te mjeku ose për shëtitje.
“Për fat të keq, situata është serioze. Thjesht nuk duket mjaft. Ne duhet të bëjmë më shumë,” tha Zeder, raportojnë mediat vendase.
Nga nisja e pandemisë Gjermania numëron 1,180,355 infektime dhe 19,085, 110 në 24 orët e fundit.
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...