Në çdo 10 minuta në botë humb jetën një vajzë për shkak të dhunës. Si rezultat i iniciativave të Turqisë, 11 Tetori që nga viti 2012 shënohet si “Dita Botërore e Vajzave”.
Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullatën (UNFPA) komuniteti global edhe pse në 15 vitet e fundit ka bërë zhvillime të rëndësishme në përmirësimin e jetës së vajzave të periudhës së adoleshencës, vajzat në vendet në zhvillim ende detyrohen të jetojnë në kushte të vështira.
Sipas të dhënave të Fondit të Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në gjithë botën ka 1.1 miliard fëmijë që janë vajza. Prej tyre 62 milionë nuk shkollohen ndërsa 16 milionë vajza të moshës 6 deri në 11 vjeç ballafaqohen me rrezikun e mos fillimit të mësimit në shkollë.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...