Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se nuk ka sanksione të Bashkimit Evropian (BE) që do të mund të ndryshonin qëndrimin e Turqisë në lidhje me të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk është e mundur të heqim dorë nga të drejtat dhe interesat tona në Mesdheun Lindor vetëm sepse do të vinin sanksione apo sepse BE-ja do të na kritikonte”, tha Çavuşoğlu para ligjvënësve gjatë një debati në parlament mbi buxhetit për vitin 2021.
Kryediplomati turk u fokusua në politikën e jashtme aktive të Turqisë, duke theksuar se, “Nëse sot pa Turqinë nuk mund të ndërmerren hapa për çështje të tilla si Siria, Libia, Mesdheu Lindor, Kaukazi, Afganistani dhe Iraku, sigurisht që është rezultat i politikës sonë së jashtme aktive”.
Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë t’i përmbahet dialogut në politikën e saj të jashtme.
“Ne kemi punuar për të mbrojtur interesat e vendit tonë, por gjithashtu gjithmonë kemi siguruar paqen dhe drejtësinë në terren”, tha Çavuşoğlu.
Turqia, e cila ka vijë bregdetare më të gjatë në Mesdheun Lindor, ka mohuar pretendimet rreth kufijve detar të Greqisë dhe Qipros Greke, duke theksuar se ato pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).
Në muajt e fundit, Ankaraja ka dërguar disa anije të shpimit për të eksploruar burime të energjisë në Mesdheun Lindor, duke mbrojtur të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të TRNC-së.
Udhëheqësit turk në vazhdimësi kanë theksuar se Ankaraja është e vendosur të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...