Turqia nuk dëshiron më shumë pengesa në rrugën drejt anëtarësimit në BE, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nëse është çështja për barriera teknike, ne jemi të gatshëm t’i përmbushim”, tha Çavuşoğlu gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e tij nga Letonia, Edgars Rinkevics, në kryeqytetin e vendit, Riga.
“Por anëtarësimi bazohet në kapituj. Dhe të gjithë ato kapituj kanë etapat e hapjes dhe të mbylljes dhe ne jemi të gatshëm të plotësojmë etapat e hapjes dhe etapat e mbylljes. Nëse Turqia nuk plotëson ndonjë etapë, asnjë kapitull nuk do të hapet apo asnjë kapitull nuk do të mbyllet, mjaft fer”, tha Çavuşoğlu.
Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe negociatat qasëse filluan në vitin 2005.
Çavuşoğlu tha se disa vende anëtare kanë qenë kundër Turqisë që kur filluan negociatat me BE-në. “Për shkak se ata nuk duan të ndajnë fuqinë me Turqinë”.
Negociatat ngecën në vitin 2007 për shkak të kundërshtimit nga administrata e Qipros Greke, Gjermanisë dhe Francës.
Përpos kësaj, duke folur për marrëveshjen me Rusinë për të blerë sistemin mbrojtës raketor S-400, Çavuşoğlu tha se Turqia ka nevojë për të pasur një sistem të tillë.
Për të paktën një dekadë, Turqia ka bërë përpjekje për të blerë një sistem të tillë nga aleatët e saj, duke përfshirë SHBA-të, tha Çavuşoğlu, duke nënvizuar një deklaratë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se cilido aleat i NATO-s mund të blejë sisteme mbrojtëse nga çdo shtet.
Duke folur për anëtarësimin e Turqisë në BE, Rinkevics tha se Letonia e konsideron Turqinë si një partner të rëndësishëm për BE-në dhe NATO-n dhe se është i nevojshëm dialogu konstruktiv mes BE-së dhe Turqisë.
Gjithashtu, rreth sistemit mbrojtës raketor S-400, Rinkevics tha se çështja e blerjes së sistemit S-400 ka anët e saja politike dhe teknike.
Çavuşoğlu gjithashtu duhet të takohet me kryetaren e parlamentit Inara Murniece dhe me zv/kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes, Artis Pabriks.
Uashingtoni zyrtar ka refuzuar blerjen e sistemit rus S-400 nga ana e Turqisë. Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar se Turqia të blejë sistemin raketor amerikan Patriot në vend të sistemin S-400, duke argumentuar se mund të jetë i papërputhshëm me sistemet e NATO-s dhe është një kërcënim për avionët F-35 të gjeneratës së pestë.
Turqia u përgjigj se ishte refuzimi amerikan për të shitur sistemin Patriot që e bëri Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi marrëveshje më të mirë, duke përfshirë edhe transferim të teknologjisë.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale