Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se Turqia i kushton rëndësi të madhe stabilitetit të Ballkanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror (WEF) që mbahet në Davos të Zvicrës, Çavuşoğlu mori pjesë në takimin e Dialogut të Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor me ç’rast tha se BE-ja nuk i mbajti premtimet për vendet e rajonit.
“Si një vend i Ballkanit, ne i kushtojmë rëndësi të madhe stabilitetit të Ballkanit dhe paqes së vëllezërve tanë atje. Bashkimi Evropian (BE) nuk i mbajti premtimet që dha për vendet e rajonit. Ai duhet të jetë gjithëpërfshirës, jo përjashtues”, tha Çavuşoğlu në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter pas takimit i cili u mbajt me dyer të mbyllura për median.
Në takimin e kryesuar nga kreu i WEF-së, Borge Brende morën pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sarec, kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...