Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij dhe Bashkimi Evropian (BE) ranë dakord të punojnë në një udhërrëfyes për avancimin e marrëdhënieve, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Çavuşoğlu në një konferencë për media tha se homologët e tij në BE janë gjithashtu të vendosur të përmirësojnë marrëdhëniet me Turqinë, duke shtuar se “ne do të dëshironim ta shihnim këtë edhe në praktikë”.
Kryediplomati turk gjithashtu tha se krerët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian do të vizitojnë Turqinë me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan për bisedime mbi marrëdhëniet Turqi-BE.
Çavuşoğlu, i cili të mërkurën arriti në Bruksel në një vizitë dyditore, u takua me disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...