Ministri i Jashtëm i Turqisë ka deklaruar se ‘nuk ia ndien për fashistët dhe racistët’ si politikani holandez i ekstremit të djathtë,Geert Wilders dhe ka shtuar se njerëzit si ai nuk do ta pengojnë atë që mbajë takime ne qytetarët e Turqisë në Holandë.
“Unë do të shkoj në Hollandë dhe nuk ka asgjë që mund të më ndalojë. Ne nuk dorëzohemi para fashistëve si Wilders”, ka thënë ai para gazetarëve në Ankara, transmeton portali arbresh.info.
Cavusoglu ka reguar pas deklaratave të bëra nga Wilders, i cili bëri thirrje për ndalimin e të gjithë zyrtarëve turq që duan të mbajnë takime me qytetarët e Turqisë që jetojnë në Holandë.
Referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi është planifikuar të mbahet em 16 prill dhe ka për qëllim zgjerimin e kompetencave të presidentit Recep Tayip Erdogan./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...