Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar: “Tensionet në Mesdheun Lindor nuk janë shkaktuar nga ne, por nga Greqia”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryediplomati turk paralajmëroi Athinën kundër gabimeve në Mesdheun Lindor dhe tha se Turqia është e gatshme të bëjë “gjithçka që është e nevojshme”.
Çavuşoğlu kërkoi nga Greqia të mos mashtrohet nga vendet tjera “duke u hedhur në rrugën e marinës turke” dhe shtoi se Turqia është e gatshme për “ndarje në mënyrë të drejtë”.
Ndërkaq, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha se përshkallëzimi në Mesdheun Lindor nuk ndihmon as BE-në, as Turqinë, as Greqinë.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë